Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi kalimin e çështjes së tij në gjyq. Në kërkesën e paraqitur, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të marrë në seancën paraprake të 9 shkurtit.
Kryebashkiaku i kryeqytetit pretendon se gjatë procesit janë kryer shkelje të rënda procedurale. Sipas tij, i është mohuar e drejta për t’u njohur plotësisht me dosjen, duke cenuar kështu standardet e një procesi të rregullt ligjor.
Po ashtu, Veliaj kërkon që të shpallen të pavlefshme të gjitha seancat gjyqësore të zhvilluara deri më tani. Nëpërmjet avokatëve të tij, ai ka vënë në dyshim mënyrën se si është ndjekur procedura nga GJKKO. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse gjatë procesit janë cenuar të drejtat kushtetuese të Veliajt dhe nëse vendimet e mëparshme do të shfuqizohen.
Foto: T&N Law Firm
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Një aksident tragjik në Rrugën e Kombit ka marrë një bilanc edhe më të rëndë, duke shtuar numrin e viktimave dhe duke lënë disa persona në gjendje të rëndë për jetën.
Policia bën me dije se adoleshenti është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare që ndodhej në ambientet e kësaj shtëpie.
Çmimi i naftës është rritur duke shkuar në 210 lekë, nga 207 lekë për litër që ishte ditën e djeshme, ndërsa benzina do të shitet me 176 lekë për litër, nga 174 që ishte dje.
Zyra ligjore që mbron në gjyq Erion Veliajn, pretendon se procedimi nr. 27/2024 ndaj kryebashkiakut të Tiranës është mbështetur në një dokument të firmosur nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili, sipas verifikimeve zyrtare nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Komente (0)