Fluturuan me helikopterë mbi shtëpinë e Kid Rock, “shefi i luftës” kthen në detyrë ushtarakët
Fillimisht, ushtria amerikane pezulloi përkohësisht ekuipazhet për të hetuar nëse ishin shkelur rregulloret federale.
08:26 4 h më parë01.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ish-ministri Arben Malaj deklaroi se po shikon mundësinë për të kandiduar si i pavarur për drejtimin e Bashkisë së Vlorës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ish-deputeti dhe ministri socialist, Arben Malaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije se po shqyrton mundësinë të kandidojë për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Malaj e cilëson Vlorën si një “dashuri të pakufijshme” e cila meriton një drejtim dinjitoz në krye të saj.
Ish-ministri sqaron se nëse hyn në këtë garë do të jetë i pavarur, duke përjashtuar çdo mbështetje nga ndonjë forcë politike.
Reagimi i tij, vjen pasi një tjetër socialist, Erion Braçe ka dalë hapur dhe po kërkon një mundësi për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, ndonëse kryeministri Rama prej muajsh ka caktuar Ogerta Manastirliun si kandidate.
Postimi i Malajt
Të nderuar bashkëqytetarë dhe kolegë të medias,
Nisur nga zhvillimet e fundit politike dhe deklarimet e kolegut Braçe për një kandidim të mundshëm si i pavarur në Tiranë,
kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë.
Në respekt të interesit tuaj, dëshiroj të bëj këtë sqarim:
1. Parimi i Pavarësisë së Plotë. Nëse do të vendos të kandidoj, në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe përballë asnjë joshjeje apo pazari politik, nuk do të jem kurrë kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force politike.
Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk varet nga (mos) humori i Ramës.
Integriteti si Busull - Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme.
Ajo meriton një shërbim me profesionalizëm të thellë dhe një integritet të patregtueshëm.
Karrigia e kryetarit nuk duhet të jetë mjet për përfitime abuzive, por një përgjegjësi e lartë morale për t’i shërbyer qytetit me duar të pastra.
Përgjigje për Gazetarët
I vlerësoj kërkesat tuaja të shumta për intervista, por ju lutem për mirëkuptim. Në këtë fazë, nuk do të nxitoj drejt studiove televizive. Ky është një proces reflektimi i thellë dhe vendimmarrja ime do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës. Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë.
Kurrë mos thuaj kurrë" - Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: *Kurrë mos thuaj kurrë*. Nevoja për t'i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike.
"Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa me shume Vloren tonë te mrekullueshme.
Në këtë foto jam me Steve Forbes. Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze 'FORBES'.
Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë.
"Nëse do të vendos të kandidoj, përkushtimi im do të jetë: ta bëj Vlorën gjithnjë e më të jetueshme për banorët e saj dhe gjithnjë e më sfiduese.
Policia në Malësinë e Madhe ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kubikë. Tre persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
13:13 17 min më parë01.04.2026.
Autori
Policia bën me dije se adoleshenti është dhunuar barbarisht nga autorët e dyshuar Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, e më pas kanë tentuar ta fusin në makinë me forcë.
11:42 1 h më parë01.04.2026.
Autori
Sipas hetimeve, një ditë më parë ai kishte takuar në Milano një bashkëkombës 44-vjeçar, nga i cili kishte marrë një pako për ta futur në burg.
11:14 1 h më parë01.04.2026.
Autori
Sipas përllogaritjeve të SPAK, ish-kryebashkiakut i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë për të vuajtur nga dënimi.
11:00 1 h më parë01.04.2026.
Autori
Seanca e radhës gjyqësore në themel për dosjen 'Veliaj', ku janë marrë të pandehur kryebashkiaku i Tiranës dhe 29 të tjerë, është shtyrë. Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, duke argumentuar mosprezencën me leximin e dosjes 28 mijë faqe të SPAK.
10:34 2 h më parë01.04.2026.
Autori
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person që dyshohet se trafikonte drogë me varkë përmes liqenit.
10:24 2 h më parë01.04.2026.
Autori
Moti i acartë nuk i ndahet Korçës edhe këtë fillim pranvere, teksa prilli ka nisur me reshje dëbore.
09:46 3 h më parë01.04.2026.
Autori
Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 59 vjeçar në banesën e të cilit u gjetën armë dhe drogë.
09:32 3 h më parë01.04.2026.
Autori
Presidenti Begaj ka përkujtuar 17 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë të aleancës.
08:51 4 h më parë01.04.2026.
Autori
Komente (0)