Fluturuan me helikopterë mbi shtëpinë e Kid Rock, “shefi i luftës” kthen në detyrë ushtarakët
Fillimisht, ushtria amerikane pezulloi përkohësisht ekuipazhet për të hetuar nëse ishin shkelur rregulloret federale.
08:26 5 h më parë01.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ai shtoi se është krenar për ekipin, duke nënvizuar se lojtarët e kanë surprizuar edhe atë vetë me zemrën dhe përkushtimin e treguar në fushë.
Dështimi i Italisë për të qenë pjesë e Kupës së Botës ka sjellë reagime të forta emocionale nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili u shfaq i zhgënjyer dhe në lotë pas humbjes në Bosnje Hercegovinë.
Tekniku i “axurrëve” theksoi se skuadra nuk e meritonte një goditje të tillë, duke vlerësuar përkushtimin dhe shpirtin e lojtarëve në fushë.
“Këta djem nuk e meritonin një humbje të tillë për vendosmërinë dhe impenjimin që treguan. Luajtëm me shumë vështirësi dhe madje mbetëm me 10 lojtarë që nga minuta e 40-të. Jemi të trishtuar, dhemb shumë”, u shpreh Gattuso.
Ai shtoi se është krenar për ekipin, duke nënvizuar se lojtarët e kanë surprizuar edhe atë vetë me zemrën dhe përkushtimin e treguar në fushë: “Kemi qenë si në llogore, të gjithë dhanë maksimumin. Ky është futbolli”.
I pyetur për të ardhmen e tij në krye të kombëtares, Gattuso shmangu komentet, duke theksuar se momenti është i vështirë dhe fokusi duhet të jetë te dështimi për t’u kualifikuar.
“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen. E rëndësishme është që nuk arritëm të shkojmë në Botëror për herë të tretë radhazi. Kërkoj falje që nuk ia dolëm”, përfundoi ai.
Rrugët e kryeqytetit boshnjak u mbushën me qytetarë që festonin një kualifikim të madh pas 12 vitesh.
13:55 24 min më parë01.04.2026.
Autori
Janë përcaktuar dhe 6 ekipet e fundit që shkojnë në Botërorin 2026 dhe grupet ku do të vendosen.
10:46 3 h më parë01.04.2026.
Autori
Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina deklaroi se është mësuar me thirrjet për dorëheqje, pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botëror.
07:22 6 h më parë01.04.2026.
Autori
Italia ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në arenën ndërkombëtare, duke dështuar për herë të tretë radhazi të kualifikohet në Kupën e Botës, pas eliminimit dramatik ndaj Bosnje-Hercegovinës.
23:47 14 h më parë31.03.2026.
Autori
Pas një tjetër humbjeje zhgënjyese, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka pranuar hapur se skuadra e tij nuk ishte në nivelin e duhur ndaj Ukrainës, duke theksuar se problemi kryesor ishte gjendja mendore e lojtarëve pas eliminimit nga “play-off”-i.
23:41 14 h më parë31.03.2026.
Autori
Në një mbrëmje që pritej si reagim pas zhgënjimit ndaj Polonisë, Kombëtarja shqiptare nuk arriti të japë përgjigjen e duhur, duke u mposhtur minimalisht 1-0 nga Ukraina në një miqësore që nxori në pah problemet e vazhdueshme të skuadrës.
22:53 15 h më parë31.03.2026.
Autori
Kosova është eliminuar nga “play-off”-i i Kupës së Botës, pasi u mposht minimalisht 0-1 nga Turqia në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
22:47 15 h më parë31.03.2026.
Autori
Tiger Woods kishte dy pilula hidrokodon në xhep, ndërsa oficerët e vunë re se sillej "letargjik dhe i ngadaltë" ndërsa "djersitte me shumicë" me bebëza të syve "jashtëzakonisht të zgjeruara" pas aksidentit me makinë në Florida javën e kaluar, thuhet në një raport të policisë.
20:50 17 h më parë31.03.2026.
Autori
Është publikuar formacioni i Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, e cila do të luhet në Spanjë.
19:33 18 h më parë31.03.2026.
Autori
Komente (0)