Paralajmërimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë Shqipërinë ka shkaktuar përplasjet e radhës mes dy grupeve kryesore politike në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas kreut të grupit të PD, Bardhi, siguria kombëtare nuk është çështje kafenesh, teksa reagimin e qeverisë në lidhje me këtë çështje e cilësoi një tentativë për të diskretituar Shtetet e Bashkuara.
“Çështjet e sigurisë kombëtare nuk janë cështje kafenesh. Nuk janë as çështje Twitteri as e burimeve të qeverisë. Për të mos e përdorur për politikë dhe për të mos shqetësuar qytetarët, më duhet të them se ne si deputet nuk kishim asnjë njoftim. Qëndrimi i ministrit ishte skandaloz. Një qeveri që nuk ka kapur një gram kokainë prej vitesh sigurisht që nuk është e besueshme. Përpjekjet për të diskretituar paralajmërimet e SHBA e bën Shqipërinë qesharake. Ose kjo do të tregojë se nuk ka një besim mes dy vendeve anëtarë të NATO. Mesazhi që dha Rama me zyrën e shtypit, ishte që shqiptarët nuk duhet t’i besojnë SHBA për sigurinë. Kjo është një tentativë për të diskretituar Shtetet e Bashkuara. Duam të vijë Rama dhe të japë sqarime”, tha Bardhi.
Pas alarmit të dhënë nga ambasada e SHBA në Tiranë për shënjestrim nga Irani të vendeve në Shqipëri, deputeti demokrat Tritan Shehu kërkoi nga Kuvendi që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për masat e mara në këtë drejtim, por ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha tha se s'ka vend për alarm.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me SHBA-në, si dhe opozitën iraniane.
Ndërkohë, kreu i grupit të PS, Balla e cilësoi reagimin e ambasadës si një njoftim rutinë që DASH ka nxjerrë për të gjitha ambasadat në botë që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Më vjen keq që për hesape të debatit politik përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA. DASH në mënyrë të përditshme në komunikimet në rrjetet sociale, që prej marsit i njofton qytetarët e saj në mbarë botën se mund të jenë target i sulmeve të Iranit. Po ne jemi aleatë të SHBA. Trump qartësoi hapat që do të ndjekë SHBA. Ne e përshëndesim Trump për asgjësimin apo pamundësimin e regjimit të Iranit që të jetë një rrezik në Lindjen e Mesme. SHBA e ka mbështetur Shqipërinë kur kemi qenë në shënjestër të Iranit. Kemi miratuar një deklaratë ku ju nuk morët pjesë dhe pastaj i shpallët luftë Iranit. Lërini teatrot”, deklaroi Balla.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se “ura më e madhe në Iran është shkatërruar”, duke i bërë thirrje Teheranit të arrijë një marrëveshje sa më shpejt.
Më 31 mars, Alexander Otroshchenko humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni transporti ushtarak pranë fshatit Kuibysheve, në rajonin e Bakhchisarait të Krimesë, rajon përkohësisht i pushtuar.
Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë ka sqaruar se disa marrëveshje të CIS-it, që janë të dobishme për ekonominë ose qytetarët, do të mbeten në fuqi.
Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë çështjes për mediat amerikane. Sipas njoftimit, Bondi do të zëvendësohet përkohësisht nga zv.prokurori Todd Blanche.
Policia e Fierit bën të ditur se një 39-vjeçar ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". I riu vuante masën e sigurisë në shtëpinë e hallës së tij, ku dhe ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar.
Partia Socialiste ka depozituar në Sekretariati i Etikës kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.
Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në kuadër të turit "Punët e Shqipërisë" tha se për njësitë e qeverisjes vendore do të vihen në dispozicion flotë zjarrfikësesh dhe makina për pastrimin e qyteteve.
Avokati i Erjon Veliajt ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku ka paditur dekretin për emërimin prokuror të Ols Dados.
Në Gjykatën Administrative ka nisur seanca ndaj prokurorit Ols Dado, ku këtë herë, ndryshe nga seanca në GJKKO, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte i pranishëm.
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur në konferencën e radhës për shtyp për raportin e IBAR të Bashkimit Europian, që për të është shtyrë për herë të tretë tashmë.
Policia e Shtetit bën të ditur se ka pezulluar nga detyra shtatë efektivë, mes të cilëve shefin e komisariatit të policisë së Peqinit dhe vartës të tij.
Komente (0)