Paralajmërimi i SHBA për sulme iraniane në Shqipëri, PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurimit! Hoxha: Nuk është alarmuese

Pas alarmit të dhënë nga ambasada e SHBA në Tiranë për shënjestrim nga Irani të vendeve në Shqipëri, deputeti demokrat Tritan Shehu kërkoi nga Kuvendi që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për masat e mara në këtë drejtim, por ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha tha se s'ka vend për alarm.

02.04.2026. 10:22

Paralajmërimi i SHBA për sulme iraniane në Shqipëri, PD: Të mblidhet Këshilli i Sigurimit! Hoxha: Nuk është alarmuese

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar në seancën plenare të radhës që kryeministri Edi Rama të përgjigjet për masat e mara pas alarmit të dhënë një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë për shënjestrim nga Irani të vendeve në Shqipëri. 

Ai tha se duhet të merret në konsideratë ai alarm dhe se edhe presidenti do të duhet të mbledhë Këshillin e Sigurimit. 

"Nuk mund ta kalojmë ne si Parlament me mendjelehtësi, siç ishte e domosdoshme sot që kryeministri i Shqipërisë përpara parlamentit shqiptar të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet për të sqaruar këtë parlament për çfarë po ndodh, ça mase janë marrë ku po ecet se realisht nuk po shoh as nga qeveria e as nga presidenca për mbledhjene  e këshilit të siguris kombëtare. Nuk mund ta kalojë qeveria duke thënë një hamendje që nuk jemi informuar", tha Tritan Shehu. 

Edhe Fatmir Mediu kërkoi nga Presidenti që të mbledhë Këshillin e Sigurimit, ndërsa ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se nuk ka arsye për tu alarmuar.

"E vlerësoi shqetësimin e deputetit Shehu. Dua të sigurojë gjithëkënd, ne i ndjekim me shumë vëmendje si deklarata e partnerëve tanë këtu, jemi në kontakt me ata këtu dhe në Uashington, partnerë të tjerë në NATO, diskutime që bëhen në forma të ndryshme. Vlerësimi që kemi sot duke ndjekur me përgjegjësi të gjitha deklaratat është që nuk ka arsye të jemi të alarmuar", tha Hoxha.

Edhe ministri Ermal Nufi reagoi për mediat para se të hynte në seancë plenare.

"Besoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Ambasada ka bërë njoftimin e saj për të marrë masa për më tepër kur bota është në një moment të vështirë. Besoj se kjo kërkesë ka shkuar në të gjithë ambasadat e SHBA në Evropë. Po e morët vetëm për Shqipërinë ky nuk është informacion i saktë", tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëroi se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë në Shqipëri subjekte të lidhura me SHBA-në, si dhe opozitën iraniane. 

"Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar", thuhej në njoftim.

Që kur nisën sulmet para vetë opozita iraniane që ndodhet në kampin 'Ashraf 3' në Manzë reagoi duke i cilësuar si propagandë raportimet për një sulm të mundshëm me raketa ndaj këtij kampi.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri. Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt”, u shpreh zëdhënësi i kampit 'Ashraf 3'.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)