Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për masën e sigurisë që është caktuar ndaj saj, atë të ndalimit të daljes jashtë vendit.
Në këtë qëndrim, gjyqtari Ilir Panda vendosi që Ballukut të mos i kthehet pasaporta e cila mbahet e bllokuar nga një vendim i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit prej datë 19 nëntor.
Belinda Balluku është nën hetim për shkelje të barazisë në tendera. Ajo po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe në kryeqytet, por edhe tunelit të Llogorasë.
Çështja Balluku ka shkaktuar prej muajsh përplasje të forta me partive kryesore politike në vend, me mazhorancën që vendosi të refuzojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)