Kështjella historike ku kishte qëndruar Mbreti Charles kthehet në “shtëpi bari”

Shtëpia neoklasike u ndërtua në vitet 1830 nga Lord Newborough, një figurë e shquar në Caernarfonshire, në tokat stërgjyshore të familjes Glynne dhe Wynne dhe ka më shumë se 100 dhoma, duke përfshirë një sallë vallëzimi, bibliotekë dhe gjashtë bodrume vere.

Burimi: BBC

09.04.2026. 17:40

Kështjella historike ku kishte qëndruar Mbreti Charles kthehet në “shtëpi bari”

Policia gjen një numër të madh "bimësh mjaft të pjekura" brenda një prone të listuar si trashëgimi kulturore e Gradës I në veri të Uellsit

Një kështjellë historike britanike ku dikur qëndronte edhe Mbreti Charles III, në veri të Uellsit, ishte konveratuar në një fermë kanabisi. Policia uellsiane gjeti një numër të madh bimësh brenda mureve prej guri të Plas Glynllifon, një pallat i shekullit të 19-të në veri të vendit, që më parë i përkiste Lord Newborough.

Prona e listuar si trashëgimi kulturore e Gradës I pranë Caernarfon në rajonin e Gwynedd, u mbyll nga oficerët pasi ata ekzekutuan një urdhër arresti të martën. Brenda 12 dhomave të saj, në katin e sipërm u gjetën dhjetëra bimë, por nuk u krye asnjë arrestim.

"Ne zbuluam bimë të rritura në katin e sipërm të ndërtesës. Ne vlerësojmë se rreth 12 dhoma kishin bimë që rriteshin brenda. Ka shumë informacion për t'u përpunuar sot dhe shumë punë mjeko-ligjore për t'u marrë në konsideratë, dhe shumë materiale të tjera digjitale që po shqyrtojmë. Jam mjaft i bindur se mund të arrijmë në një pikë ku mund të bëjmë disa arrestime. Është e qartë se energjia po vidhej si dhe ishte manipuluar furnizimi me ujë”, tha për BBC-në, kapiteni Arwel Hughes nga Policia e Uellsit të Veriut.

Plas, që do të thotë shtëpi mbretërore në uellsisht, dhe kopshtet e saj shtrihen në 16 hektarë dhe ndodhen brenda territorit të Parc Glynllifon, të cilat janë të hapura për publikun.

Shtëpia neoklasike u ndërtua në vitet 1830 nga Lord Newborough, një figurë e shquar në Caernarfonshire, në tokat stërgjyshore të familjes Glynne dhe Wynne dhe ka më shumë se 100 dhoma, duke përfshirë një sallë vallëzimi, bibliotekë dhe gjashtë bodrume vere.

Godina ka një histori të gjallë. Në vitin 1969, aty u mbajt balloja e investiturës së Princit të Uellsit, i cili tani është Mbreti Charles. Në atë kohë, prona ishte nën pronësinë e këshillit të qarkut Caernarfonshire, i cili e bleu atë nga një tregtar druri.

Me kalimin e viteve, ajo kaloi në duar të ndryshme dhe përfundimisht ra në rrënim. Sipas mediave britanike kështjella u ble me qëllim që të shndërrohej në një vend dasmash në vitin 2013, përpara se t'i shitej në një gjendje gjysmë të braktisur Paul dhe Rowena Williams, të cilët donin ta shndërronin atë në një hotel luksoz.

Çifti rinovoi pjesën më të madhe të rezidencës dhe e hapi atë për publikun për herë të parë në vitin 2018, por nuk arriti të përparonte me planet e tyre. Në vitin 2020, ajo u vu në administrim të detyruar dhe iu nënshtrua një rinovimi shumëmilionësh nga David Savage, zhvilluesi me bazë në Mançester, dhe kompania e tij, përpara se të dilte përsëri në treg në vitin 2024 me vlerë 2 milionë paund.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)