Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë-Milot.
Sipas policisë së shtetit, aksidenti ka ndodhur shumë pranë kryqëzimit të Shëngjinit ku një makinë dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili tashmë ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve, pasi ka marrë dëmtime të konsiderueshme.
Paraprakisht nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia në vendngjarje po heton dinamikën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat dhe pritet që dëshmia e tij të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)