“Ethet” e Champions, 18 ndeshje luhen paralelisht për të përcaktuar ekipet që kualifikohen

Mbrëmjen e sotme mbyllet faza e grupit të përbashkët, luhet për kualifikimin direkt dhe një vend në zonën “play-off”. Sfidat nisin prej orës 21:00.

28.01.2026. 10:23

“Ethet” e Champions, 18 ndeshje luhen paralelisht për të përcaktuar ekipet që kualifikohen

“Mjafton” një televizor, dy lap-top dhe 4-5 aparatë celularë, për të shijuar emocionet e Champions League në mbrëmjen e sotme. Eventi më prestigjioz për klube luan aktin e fundit të grupit të përbashkët në këtë sezon.

Të 18 sfidat që përmbyllin këtë fazë do të luhen paralelisht në të njëjtën kohë, duke nisur prej orës 21:00. Nga supersfida ndërmjet Napolit dhe Chelsea, për të vijuar me ndeshjet e Juventusit, Interit, Barcelonës, apo edhe Realit të Madridit, Bayern-it dhe kampionëve në fuqi të PSG, interesi do të jetë maksimal.

Në lojë është kualifikimi direkt mes tetë të parave, por edhe një biletë në fazën “play-off” dhe kundërshtarët e mundshëm që mund të prodhojë pozicionimi në renditjen e përgjithshme. Vështirësia e tifozëve lidhet me zgjedhjen e ndeshjeve që do të shohin. Foto ilustruese më sipër, mund t’ju vijë në ndihmë për të krijuar një ide si mund të veproni.

Foto nga web

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)