Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 16 h më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete janë ndër emrat më të përfolur për pasardhësin në krye të FIGC, ndërsa në garë përmenden edhe Matteo Marani dhe Demetrio Albertini.
Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, duke e bërë vendimin publik gjatë mbledhjes me përfaqësuesit e FIGC në Romë. Në të njëjtën kohë, ai ka njoftuar se zgjedhjet për presidentin e ri do të zhvillohen më 22 qershor, në përputhje me statutin e federatës.
Gravina u largua pas dështimit të Italisë. Të kaltërit nuk arritën që të kualifikohen në Kupën e Botës për të tretin edicion me radhë. Një zhgënjim kolosal, që rriti presionin për nevojën e një riorganizimi nga themelet të futbollit italian. Në situatën e krijuar, afërmëndsh që ndryshimi do të niste nga drejtimi i sportit më popullor përtej Adriatikut.
Gjatë takimit, Gravina është shprehur i keqardhur për mënyrën se si janë interpretuar deklaratat e tij mbi dallimin mes sporteve amatore dhe atyre profesioniste, të bëra pas ndeshjes Bosnje-Itali në Zenicë. Ai ka sqaruar se fjalët e tij nuk kishin për qëllim të ofendonin asnjë disiplinë sportive, por i referoheshin vetëm dallimeve në aspektin normativ dhe organizativ, si struktura e drejtimit të federatave, autonomia e ligave dhe natyra juridike e klubeve profesioniste.
Në orët në vijim pritet të intensifikohen diskutimet për pasardhësin e Gravina-s në krye të FIGC. Ndër emrat më të përfolur janë Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete, ndërsa në garë përmenden edhe Matteo Marani dhe Demetrio Albertini. Ndërkohë, Gravina pritet të paraqitet më 8 prill para Komisionit të Kulturës në Parlamentin italian, ku do të raportojë mbi gjendjen e futbollit në vend dhe sfidat kryesore të tij.
80-vjeçari largohet pas 18 ndeshjesh në këtë drejtimin e këtij ekipi, të cilin e nisi në gusht 2024 duke e çuar ekipin deri në fazën play-off.
09:11 4 h më parë03.04.2026.
Autori
Parashikimet për Kupën e Botës 2026, që do të përfshijë 48 kombëtare, tregojnë një garë të ngushtë midis disa superfuqive të futbollit me shanse të ndryshme për të fituar trofeun.
08:44 5 h më parë03.04.2026.
Autori
Në vitin 2011, pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës 2010, ish-ylli i “të kaltërve” prezantoi një projekt voluminoz që titullohej “Rinovimi i së ardhmes” dhe ishte përgatitur nga një grup prej 50 ekspertësh.
20:53 17 h më parë02.04.2026.
Autori
Lista e të grumbulluarve të Carlo Ancelotti për evenimentin në SHBA, Meksikë dhe Kanada është pothuajse e përfunduar, me 24 nga 26 vendet në skuadër që tashmë janë të përcaktuara.
20:10 17 h më parë02.04.2026.
Autori
Çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës 2026 kanë shkaktuar reagime të mëdha mes tifozëve, pasi FIFA ka vendosur tarifa shumë më të larta krahasuar me edicionet e mëparshme.
19:05 18 h më parë02.04.2026.
Autori
Me largimin e pritshëm të trajnerit actual, ideja është që drejtimi i Kombëtares t’i besohet një tekniku me përvojë dhe profil të lartë.
18:46 19 h më parë02.04.2026.
Autori
Italia mund të ketë një mundësi tjetër për të shkuar në Kupën e Botës dhe kjo lidhet me luftën në Iran, pasi ekipi kombëtar nga Lindja e Mesme që është shortuar në Grupin G së bashku me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re mund të mbesë jashtë evenimentit.
13:04 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Renditja e shteteve nga FIFA ka ndryshuar pas përfundimit të ndeshjeve të play off të Botërorit. Shqipëria ka pësuar rënie në pozicion, duke u renditur në vendin e 64-rt. Në këtë rënie ndikoi humbja me Poloninë në play off dhe miqësorja me Ukrainën.
09:44 1 ditë më parë02.04.2026.
Autori
Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos e kanë shpallur të mërkurën festë zyrtare pasi ekipi kombëtar i futbollit u kualifikua për Kupën e Botës për herë të parë në 52 vjet.
21:04 1 ditë më parë01.04.2026.
Autori
Komente (0)