Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani po vazhdon të tërheqë vëmendjen në futbollin gjerman, ndërsa emri i tij lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim të mundshëm te Bayern Munich.
Sipas gazetarit të njohur të Bild, Christian Falk, drejtuesit e klubit bavarez e kanë përfshirë 23-vjeçarin në listën e lojtarëve që po monitorojnë për të ardhmen, duke e parë si një opsion premtues për repartin ofensiv.
Aktualisht pjesë e TSG Hoffenheim, Asllani ka zhvilluar një sezon pozitiv, duke realizuar 9 gola dhe duke rritur ndjeshëm profilin e tij në Bundesliga. Forma e tij e fundit ka bërë që disa klube të shfaqin interes mes tyre dhe Barcelona, por Bayern konsiderohet si një nga kandidatët më seriozë për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një ofertë konkrete, ndërsa gjithçka pritet të varet nga zhvillimet në merkatot e ardhshme dhe planet e klubit bavarez për përforcimin e skuadrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)