Janë rikthyer radhët e gjata në pikën kufitare të Kakavijës mëngjesin e kësaj të mërkurë, kur radha ka arritur disa kilometra.
Sipas burimeve, mësohet se shkak për këto vonesa është bërë rënie e sistemit të identifikimit të pasaportave nga pala greke.
Për shkak të kësaj, pala greke ka bërë regjistrimin e qytetarëve manualisht, çka ka sjellë problematika dhe vonesa të mëdha, duke shkaktuar pakënaqësi te qytetarët.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë pikë kufitare raportohen probleme teknike, të cilat sjellin vonesa dhe radhë të gjata për qytetarët që udhëtojnë mes dy vendeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)