“Për detin me Greqinë shkojmë në Hagë”, Rama kërkon nga Forumi i Delfit heqjen e ligjit të luftës

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delphi-t komentoi raportin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, duke pranuar se çështja Beleri krijoi tension mes dy vendeve. Ai tha po ashtu se Shqipëria dhe Greqia do t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për një zgjidhje për cështjen e detit.

22.04.2026. 19:33

“Për detin me Greqinë shkojmë në Hagë”, Rama kërkon nga Forumi i Delfit heqjen e ligjit të luftës

Agjenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Greqi vijoi me pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik të Delphi-t, pas takimit të paradites me homologun helen Qiriakos Mitsotaqis, në pallatin Maximos, në Athinë.

Shefi i qeverisë shqiptare u pyet nga moderatori në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhen marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, me Ramësn që u përgjigj duke vlerësuar respektin që mbizotëron mes tij dhe Micotaqis, pavarësisht se siç pranoi ai, çështja ‘Beleri’ krijoi tensione.

Rama po ashtu nënvizoi se ka vullnet nga të dyja palët për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull brenda vjeshtës, dhe puna ka nisur midis kryediplomatëve të të dy vendeve.

“Çështja Beleri krijoi disa vështirësi në marrëdhënien tonë dhe nuk ka dyshim, dhe kjo ishte një tjetër pasojë e paqëllimtë asaj çfarë ndodhi, por ajo çfarë ka qenë karakteristike në raportin time me Qiriakos, është se kemi qenë gjithmonë respektues të njëri-tjetrit dhe të hapur me njëri-tjetrin, pa bërë teatër dhe unë e respektoj shumë për këtë. Kemi vendosur kohë më parë që nuk duhet ti lëmë vendet tona që të përdihen nga këto lloj zënkash, grindjesh, apo se ndodhi diçka këtu apo atje. Duhet që njëherë e mirë të zgjidhen të gjitha çështjet midis nesh dhe këtë po bëjmë. Ambicia jonë është që të përfundojë brenda këtij viti dhe vjeshtën e ardhshme ne të themi që kemi dakordësi për të gjitha çështjet”, u shpreh Rama.

Kryeministri u kujdes të nënvizonte se problemi i vetëm që Shqipëria sheh në raportin me Greqinë, është ligji i luftës në fuqi, dhe deklaroi se do të kërkohet shfuqizimi i tij.

Ministri Gerapetritits është angazhuar me ministrin tonë të Jashtëm dhe jemi shumë besimplotë. Nga ana jonë nuk shohim çështje, për ne nuk ka asnjë problem. Natyrisht kemi çështjen e pazgjidhur të ligjit të luftës, që duam të mos ekzistojë, të ikë, dhe nuk kemi probleme të tjera. Dhe kemi diçka që është një aset i madh për ne, që është pakica greke dhe një gjë që është asset i madh për ju, që janë emigrantët shqiptarë që jetojnë këtu, të cilët janë shumë dhe tashmë të integruar. Ndaj ju detyrohemi të dyja palëve për të pasur një raport miqësor. Pres një përfundim në fund të vitit, shpresojmë”, deklaroi Rama.

Kreu i ekzekutivit nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje mbi diskutimet për çështjen e Detit dhe përcaktimin e kufijve detar që ndajnë Shqipërinë me Greqinë.

I vënë përballë faktit se në 2010, në opozitë ishte kundër marrëveshjes së arritur nga qeveria ‘Berisha”, Rama shpjegoi të gjithë rrjedhën e kësaj përplasje, duke thënë në fund se Athina dhe Tirana kanë rënë dakord të kërkojnë zgjidhje për çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë.

Nuk ishte se unë isha kundër kësaj, por pasi marrëveshja u bë publike, një personalitet i ushtrisë, doli me një artikull të plotë, të mbushur me përplot kritika dhe kjo e ndezi mjedisin. Sepse nuk ndodh vetëm këtu që ka një reagim të mënjehershëm kur ka diçka që të bëjë me palën tjetër, por ndodh edhe atje. Në atë kohë ne ishim në opozitë. Unë thashë, kjo mund të duket si një mundësi e artë për të marrë dhe për të shkuar në Parlament duke thirrur: ‘Tradhti’. Por nuk është kjo që duhet të bëjmë, pasi nuk jemi kjo lloj partie. Por edhe nuk mund të rrimë duarkryq, ndaj ne e çuam në Gjykatën Kushtetuese dhe i takon asaj të vendosë. Pra e nxorëm nga kjo fusha e futbollist mes partive dhe tifozëëve dhe e çuam atje. Tani kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet, pastaj i takon Gjykatës të vendos”, deklaroi Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)