Netanjahu urdhëron bisedime me Libanin: Fokusi do të jetë te çarmatosja e Hezbollahut

Kryeministri Netanjahu njofton se ka urdhëruar kabinetin e tij që të nisë bisedimet e menjëhershme me Libanin, me fokus çarmatosjen e Hezbollahut.

Burimi: BBC

09.04.2026. 19:31

Netanjahu urdhëron bisedime me Libanin: Fokusi do të jetë te çarmatosja e Hezbollahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se i ka thënë kabinetit të tij të fillojë bisedimet e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një deklaratë të postuar në X në hebraisht, ai shton se ia kërkoi këtë kabinetit pas "thirrjeve të përsëritura" nga Libani për të hapur negociata të drejtpërdrejta.

Ai shton se bisedimet do të përqendrohen në "çarmatimin e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit".

Çështja e sulmeve izraelite në Liban ka vënë në pikëpyetje armëpushimin dyjavor mes SHBA dhe Iranit.

Pas bombardimeve të fundit në Bejrut, Teherani zyrtar rimbylli menjëherë Ngushticën e Hormuzit duke akuzuar SHBA dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit.

Por Trump dhe Netanjahu mohuan kategorikisht që Libani të ketë qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje.

Sulmet e fundit të Izraelit në Liban ishin tepër të rënda, ku më shumë se 250 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)