Amnistia më e madhe në botë, Aliyev do lirojë 20 mijë të dënuar

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka iniciuar nismën për shpalljen e një amnistie të madhe me rastin e “Vitit të Kushtetutës dhe Sovranitetit”. Nga kjo amnisti do të përfitojnë më shumë se 20 mijë persona.

Burimi: Azernews

15.12.2025. 17:01

Amnistia më e madhe në botë, Aliyev do lirojë 20 mijë të dënuar

Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka iniciuar shpalljen e një amnistie të gjerë me rastin e “Vitit të Kushtetutës dhe Sovranitetit”, e cila pritet të jetë më e madhja në historinë e vendit për nga numri i personave që përfitojnë.

Projektligji i amnistisë është dorëzuar për shqyrtim dhe synon të përfshijë më shumë se 20 mijë individë.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 5,000 të dënuar do të lirohen plotësisht nga burgimi, ndërsa më shumë se 3,000 persona do të përfitojnë nga ulja e pjesës së mbetur të dënimit. Gjithashtu, rreth 7,000 të dënuar do të përjashtohen nga masa e kufizimit të lirisë, afro 4,000 persona do të lirohen nga dënime të tjera jo-burgosëse ose me kusht, ndërsa mbi 1,000 individë do të përjashtohen tërësisht nga përgjegjësia penale.

Amnistia fokusohet veçanërisht te personat që kanë marrë pjesë në operacione luftarake për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Përfitues do të jenë edhe të afërmit e ngushtë të personave të vrarë ose të zhdukur gjatë këtyre operacioneve, si dhe individë që janë bërë të paaftë si pasojë e provokimeve ushtarake kundër popullatës civile.

Po ashtu, amnistia përfshin gra, persona mbi moshën 60 vjeç, të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të dënuar për krime që nuk përbëjnë rrezik të madh shoqëror, krime më pak të rënda ose vepra të kryera nga pakujdesia.

Autoritetet theksojnë se kjo nismë bazohet në parimet e humanizmit, mëshirës dhe rehabilitimit social, me synimin që të liruarit të integrohen sërish në shoqëri dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)