E rëndë në Llogara, një person digjet brenda makinës
Një person është djegur i gjallë brenda automjetit të tij që është shkrumbuar nga flakët në qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.
15:12 11 h më parë15.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se viktima ka qenë ish-efektiv policie, me origjinë nga qyteti i Beratit.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Llogarasë, ku një person u gjet i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se viktima është A.Xhelo 32 vjeç, ish-efektiv policie, me origjinë nga Ura Vajgurore.
Sipas informacioneve paraprake, brenda automjetit nuk janë gjetur armë zjarri apo gëzhoja, çka ka bërë që hetuesit të përjashtojnë pistën e vrasjes. Hetimet janë përqendruar kryesisht te pista e vetëvrasjes, pasi dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Një person është djegur i gjallë brenda automjetit të tij që është shkrumbuar nga flakët në qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.
15:12 11 h më parë15.12.2025.
AutoriNga verifikimi i kamerave të sigurisë në bizneset përreth rezulton se ai ka hyrë i vetëm në zonën e Llogarasë. Po ashtu, dyshohet se automjeti është spërkatur me benzinë dhe më pas viktima është futur brenda tij, duke u djegur nga flakët.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa priten edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.
Ervin Salianji vijon turin e tij të takimeve me demokratët në qytetin e Elbasanit. Takimi do të mbahet të martën në orën 18:00 te teatri ‘Skampa”.
22:31 4 h më parë15.12.2025.
Autori
Shqiponja e detit, prezenca e së cilës në Shqipëri ishte dokumentuar për herë të fundit në vitet '80, është rikthyer sërish në vendin tonë. Këtë të lënë të kuptosh pamjet nga parku Divjakë-Karavasta, ku shihet shpendi i rrallë.
21:17 5 h më parë15.12.2025.
Autori
Bashkia e Tiranës i ka dërguar një shkresë zyrtare KQZ-së ku i kërkon ndihmë ligjore sesi duhet të veprojë me çështjen e pagës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili nuk paguhet prej muajit shkurt. Kujtojmë që pak kohë më parë Kushtetuesja e riktheu në detyrë Veliajn.
20:27 6 h më parë15.12.2025.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi një protestë të fuqishme më 22 dhjetor, e cila është thirrur nga opozita. Ai deklaroi se PD do të përdorë të gjitha format e rezistencës, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
19:43 7 h më parë15.12.2025.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbritur këtë të hënë sërish para kryeministrisë në Foltoren e pestë radhazi të opozitës, e cila shihet si "nxehmje" për protestën mbarëkombëtare të 22 dhjetorit.
19:27 7 h më parë15.12.2025.
Autori
Partia Demokratike do të çojë në Gjykatë Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Sipas opozitës, Komisioni i Ligjeve nuk mori parasysh tërheqjen e firmave për këtë kandidaturë.
17:37 9 h më parë15.12.2025.
Autori
Është tensionuar duke agravuar deri në përplasje me efektivët e policisë, protesta e organizuar nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj para Kryeministrisë. Duket se motiv është bërë tentativa e forcave të rendit për t’i spostuar protestuesit para nisjes së “Foltores” së PD.
17:12 9 h më parë15.12.2025.
Autori
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla dha djali i tij, Pandeli Shulla janë dënuar me burg për tre vepra penale organizimi i lojërave të fatit, armëmbajtje pa leje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
16:30 10 h më parë15.12.2025.
Autori
Një person është djegur i gjallë brenda automjetit të tij që është shkrumbuar nga flakët në qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.
15:12 11 h më parë15.12.2025.
Autori
Komente (0)