Aksident me 3 të plagosur në qendër të Laçit, përplasen dy makina

3 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në qendër të qytetit të Laçit.

22.04.2026. 18:42

Aksident me 3 të plagosur në qendër të Laçit, përplasen dy makina

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në qendër të qytetit të Laçit.

Sipas të dhënave nga policia në aksident janë përfshirë një makinë me drejtues shtetasin B. N. Dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të kanë mbetur të plagosur dhe për këtë arsye janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)