Nuk ka qetësi në aksin Sarajevë-Romë, pak orë përpara ndeshjes së mbrëmjes së të martës në stadiumin e Zenicës, ku Bosnja dhe Hercegovina do të presë Italinë për një vend në Kupën e Botës 2026.
Sipas mediave sportive bosnjake, italianët kishin dërguar një “spiun” për të mbajtur shënime nga stërvitja e fundit e kombëtares vendase, që u zhvillua në Butmir.
Një ushtar i EUFOR-it me uniformën veshur dhe telefonin në dorë u pa brenda rrethimit të fushës stërvitore, ku Edin Dzeko me shokë po merrnin instruksionet e fundit para sfidës me ekipin e Gattuso-s.
Sipas medias më të madhe sportive në Bosnje, SportSport, ushtari italian qëndroi pranë gardhit dhe filmoi me celular atë që po ndodhte gjatë seancës stërvitore të Sergej Barbarez.
Futbollistët vendas e kuptuan shpejt këtë dhe e ndaluan. Për shkak të këtij incidenti, madje Shoqata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës i dërgoi edhe një ankesë misionit EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Shfaqja e një ushtari të EUFOR-it me një telefon në duar u kuptua si një përpjekje e drejtpërdrejtë e italianëve për të marrë detaje rreth zgjidhjeve taktike dhe përbërjes së mundshme të ‘Dragonjve’.
Kur u vu re se ushtari po e drejtonte kamerën nga fusha dhe se qëndroi pranë fushës shumë më gjatë se 15 minutat e lejuara, reaguan anëtarët e shërbimit të sigurisë dhe disa anëtarë të stafit profesional, të cilët menjëherë e paralajmëruan se kjo nuk lejohej.
Pas një diskutimi të shkurtër, regjistrimi u ndërpre, por Bosnjakët dyshojnë se kush dhe me çfarë qëllimi ndodhej aty anëtari italian i EUFOR-it, pikërisht në kohën e stërvitjes zyrtare të ekipit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Vlen të theksohet se një humbje në Zenicë për Italianë do të ishte shkatërrimtare pasi do t'i linte Axurët për të tretën herë pa u kualifikuar në finalet e Kupës së Botës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)