Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për ndryshimin e masës “detyrim paraqitje”.
Xoxa kishte kërkuar lehtësim të masës, duke argumentuar se shtatzënia e saj kërkon trajtim më fleksibël dhe mundësi për të lëvizur jashtë vendit.
Ndaj saj, që prej shkurtit 2025, ishin vendosur masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe shpërdorimin e detyrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)