Futbolli finlandez zakonisht nuk njihet për episode të dhunshme, por ngjarja e ndodhur këtë javë në Finlandë ka tronditur.
FC Haka, një ndër klubet më të njohura të vendit me 9 tituj kampion dhe pjesëmarrje të rregullt në garat europiane, përjetoi një sezon të dështuar, duke mbledhur vetëm 17 pikë dhe duke rënë nga kategoria.
Zemërimi i tifozëve ultras ka marrë përmasa ekstreme, kur disa prej tyre i vunë flakën stadiumit “Tehtaan Kenta”. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe shkatërroi pothuajse të gjithë impiantin dhe fushën, ndërsa zjarrfikësit u përballën me vështirësi për ta vënë situatën nën kontroll.
Policia reagoi shpejt dhe identifikoi autorët, një 15-vjeçar u arrestua dhe pranoi fajësinë, duke përfshirë edhe dy të tjerë. Stadiumi, i ndërtuar në vitin 1934 dhe me kapacitet 3500 vende, ndodhet në një qytet prej rreth 20 mijë banorësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)