Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 9 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Radhët e gjata dhe vonesat e vazhdueshme në kontrollin e pasaportave në aeroportin Humberto Delgado të Lisbonës po shkaktojnë probleme serioze për pasagjerët, duke çuar deri në humbjen e fluturimeve.
Radhët e gjata dhe vonesat e vazhdueshme në kontrollin e pasaportave në aeroportin Humberto Delgado të Lisbonës po shkaktojnë probleme serioze për pasagjerët, duke çuar deri në humbjen e fluturimeve. Mes atyre që humbën fluturimin ishte edhe një çift që nuk arritën të fluturonin nga Lisbona drejt Londrës pasi mbetën të bllokuar për gati një orë në radhën e kontrollit të pasaportave.
Helena Feltham tregoi për “The Times” se ajo dhe bashkëshorti i saj mbërritën në aeroport në kohën e hapjes së check-in-it për fluturimin e British Airways drejt Heathrow. Pas kalimit të sigurisë, ata u përballën me një situatë kaotike në kontrollin e pasaportave, ku me qindra persona prisnin përpara vetëm dy oficerëve. Sipas saj, stafi i aeroportit nuk ofroi asnjë ndihmë dhe pas rreth 50 minutash pritje, çifti humbi fluturimin.
Sipas Helenës, British Airways nuk kishte staf në terminal për të asistuar dhe për shkak se biletat ishin blerë përmes një pale të tretë, kompania ajrore nuk mundi t’i ndihmonte për rirezervim. Për t’u kthyer në Londër, ata u detyruan të blinin bileta të reja me TAP Air Portugal, duke pësuar një humbje financiare prej rreth 380 paundësh.
Ekspertët e udhëtimit theksojnë se problemet në aeroportin e Lisbonës janë bërë të përditshme, për shkak të mbingarkesës, mungesës së stafit dhe vështirësive me sistemin e ri të hyrje-daljes. Operatorët e aeroportit kanë kërkuar ndjesë, duke sqaruar se kontrolli i pasaportave është në varësi të policisë dhe jo të menaxhimit të aeroportit.
Ankesat për pritje deri në katër apo pesë orë, veçanërisht për pasagjerët jashtë BE-së, po shtohen, ndërsa zgjidhje afatshkurtra ende nuk duken në horizont.
Dy agjentët federalë të përfshirë në të shtënat që vranë infermierin Alex Pretti janë pezulluar.
22:43 28 min më parë28.01.2026.
AutoriNjë politikane 33-vjeçare zvicerane, e cila shkaktoi trazira në vitin 2024, kur përdori një imazh të Virgjëreshës Mari si shënjestër për t’u ushtruar në qitje me një pistoletë.
22:27 12 min më parë28.01.2026.
Autori
Papa Leoni XIV paralajmëron se marrëdhëniet me chatbotë AI mund të dëmtojnë lidhjet njerëzore, intimitetin dhe shoqërinë, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vërtetë njerëzor.
22:16 1 min më parë28.01.2026.
Autori
Tre persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri në një pyll në Itali. Ngjarja është ende e paqartë për hetuesit.
21:59 15 min më parë28.01.2026.
AutoriAvioni i transportit ushtarak transportoi personel sigurie për të përforcuar masat e marra nga Italia në Lojërat Olimpike Dimërore.
20:42 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Kancelari Merz deklaroi se regjimi iranian i ka ditët e numëruar dhe këtë gjë e përforcon numri i civilëve të vrarë nga rojet revolucionare gjatë protestave.
20:01 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina. Kryeministri Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik shkel në tokën kineze që nga viti 2018.
18:27 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Autoritetet në Rusi nisën hetimet ndaj një burri në Voronezh që rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur me litar nga dritarja e katit të shtatë.
17:28 4 h më parë28.01.2026.
AutoriNjë foto e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, e realizuar gjatë samitit të vitit të kaluar në Alaska, është varur tanimë në hollin e Shtëpisë së Bardhë.
16:19 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)