Nipi influencer i Fidel Castro-s që po bën ‘lëmsh’ Kubën, kërkon marrëveshje me Trumpin
Nipi i Fidel Castro-s beson se shoqëria kubaneze është në një fazë ndryshimi, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që e sheh pozitivisht një model të ndryshëm ekonomik. “Ka shumë njerëz në Kubë që mendojnë në një mënyrë kapitaliste. Ka shumë njerëz këtu që duan të zbatojnë kapitalizmin".
"Mendoj se shumica e kubanezëve duan të jenë kapitalistë, jo komunistë". Kështu e ka nisur një intervistë të tijën me CNN, Sandro Castro, nipi i ish-lideri kuban, Fidel Kastro.
Ai nuk ka asnjë lidhje me imazhin dhe trashëgiminë politike të gjyshit të tij dhe jeton në një realitet krejt ndryshe nga ai që përjetojnë shumica e qytetarëve në Kubë, pasi në një vend ku qasja në internet është e kufizuar, Sandro është aktiv si influencer në rrjetet sociale dhe drejton një klub nate, ndërsa ka edhe më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram.
Jeta e përditshme për shumë kubanezë është e vështirë, por Sandro Castro nuk ngruon të bëjë humor edhe për skenarët e pushtimit të Kubës nga Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes së tij, të cilët mbajnë një profil të ulët dhe shmangin publicitetin, 33-vjeçari zgjedh të jetë në qendër të vëmendjes, duke kërkuar publicitet dhe shpesh duke sfiduar sistemin politik të vendit të tij.
Duke folur për CNN, ai argumentoi se imazhi i tij publik është keqinterpretuar. “Po bëj një video për një situatë të tensionuar dhe të trishtueshme”, tha Castro, duke iu referuar tensioneve në rritje midis Havanës dhe administratës Trump, të cilat kanë sjellë më tej kolaps ekonomik në Kubë. “Të paktën po përpiqem t’i bëj njerëzit të lumtur. T’i bëj të buzëqeshin. Nuk do të tallesha kurrë me një situatë nga e cila vuaj vetë”, vëren ai.
Foto: Instagram
Përmes postimeve të tij në rrjetet sociale, Sandro Castro duket se gëzon një jetë të rehatshme që është shumë larg kushteve me të cilat përballen shumica e kubanezëve . Ai shpesh kritikon zyrtarët komunistë që pasuan Fidel Castron , i cili vdiq në vitin 2016, dhe Raul Castron, i cili la presidencën në vitin 2018.
Në një nga videot e tij të fundit, shfaqet një aktor i veshur si Donald Trump, i cili i sugjeron atij të blejë Kubën.
"Mund të bëjmë biznes, sepse ti je një shoëman dhe një biznesmen si unë", i thotë imituesi i Trump. "Çfarë do të blesh?", përgjigjet Castro.
Zgjedhja e tij për të satirizuar skenarë të tillë ka shkaktuar reagime të ashpra, pasi shoqëria kubaneze po përjeton vështirësi të mëdha dhe qytetarëve u është kërkuar të përgatiten edhe për një luftë të mundshme. Megjithatë, ai pohon se thjesht po shpreh zhgënjimin që ndiejnë shumë njerëz në vend.
“Është kaq e vështirë”, thotë ai, duke përshkruar jetën e përditshme në Kubë. “Përballesh me një mijë probleme. Një ditë mund të mos ketë energji elektrike, as ujë. Mallrat nuk mbërrijnë. Është shumë e vështirë, me të vërtetë e vështirë”.
Për shumë kubanë që jetojnë jashtë vendit, Sandro Castro është një simbol i kontradiktës: nipi i një udhëheqësi që mbrojti kursimin, që po shijon elementë të një stili jetese kapitalist. Nga ana tjetër, për mbështetësit e regjimit ai konsiderohet një person që shfrytëzon origjinën e tij për projeksion personal.
Ai hedh poshtë akuzat se përfiton nga emri i tij, duke theksuar se gjithçka që ka fituar është rezultat i përpjekjeve personale. “Atë pak që kam ia detyroj përpjekjeve të mia, sakrificës sime. Emri im është emri im. Jam krenar për emrin tim. Por nuk e shoh këtë ndihmë për të cilën po flisni. Unë jam një qytetar i zakonshëm”, vëren Castro.
Foto: Instagram
Sandro Castro thotë se nuk ka ndërmend të kufizojë praninë e tij në mediat sociale, pavarësisht presionit edhe nga familja e tij për të fshirë disa postime.
Ai pranon se është thirrur nga autoritetet për shpjegime, por thotë se është liruar sepse nuk ka nxitur dhunë apo përmbysje të regjimit. Duke folur për të ardhmen, ai shpreh ambicie për të zgjeruar aktivitetet e tij të biznesit, ndërsa kritikon burokracinë që, sipas tij, kufizon aktivitetin ekonomik në Kubë.
"Ne duhet të riformësojmë modelin ekonomik, të eliminojmë burokracinë. Unë jam revolucionar, por një revolucionar i ideve, i progresit, i ndryshimit", tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai nuk ngurron të shprehë një mendim negativ për udhëheqjen aktuale të vendit. "Nuk do të thoja se po bën një punë të mirë. Sipas mendimit tim, nuk po bën një punë të mirë", tha Sandro Castro.
Foto: Instagram
Nipi i Fidel Castro-s beson se shoqëria kubaneze është në një fazë ndryshimi, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që e sheh pozitivisht një model të ndryshëm ekonomik.
“Ka shumë njerëz në Kubë që mendojnë në një mënyrë kapitaliste. Ka shumë njerëz këtu që duan të zbatojnë kapitalizmin me dominim. Mendoj se shumica e kubanezëve duan të jenë kapitalistë, jo komunistë", përfundoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Berat, ku një 39-vjeçar është lënë në burg pas akuzave për abuzim seksual ndaj një të miture në familje.
Pas një procesi konkurrues me disa kandidatë, Policia e Shtetit ka tashmë një drejtues të ri. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka konfirmuar emërimin e Skënder Hitës në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.
Një hap larg historisë, Kosova përballet nesër me Turqinë në një ndeshje që mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e futbollit të saj dhe të shkruajë kapitullin më të madh që nga krijimi i përfaqësueses.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po hyn në një fazë vendimtare, ku qeveria thekson progresin e bërë dhe sfidat që mbeten përpara, ndërsa fokusi tashmë është zhvendosur te mbyllja e kapitujve të negociatave.
Tensionet mes Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përshkallëzuar sërish, pas vendimit të Moskës për të dëbuar një diplomat britanik, të cilin e akuzon për aktivitete spiunazhi ekonomik.
Propozimi i Ukrainës për një “armëpushim energjetik” gjatë festës së Pashkëve ka hasur në një reagim të ftohtë nga Moska, e cila kërkon një marrëveshje më të gjerë për përfundimin e luftës.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të takohen me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në fund të prillit, pasi një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara është konfirmuar nga Pallati Buckingham.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegseth paralajmëroi se në rast se Teherani nuk i pranon kushtet e propozuara nga Uashingtoni për fundin e luftës, Departamenti Amerikan i Luftës do të vazhdojë sulmet me intensitet të shtuar.
Duke studiuar se si valët sizmike udhëtojnë nëpër kore, studiuesit ishin në gjendje të "hartonin" brendësinë e kalderës Kikai në Japoni. Ajo që zbuluan ishte një rezervuar i madh magme, me një madhësi dhe strukturë që përputhej me atë të shpërthimit të lashtë.
Tre burra dhe një grua janë arrestuar. Hetimi, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Peruxhias, u nis pas informacioneve të dhëna nga babai i një anëtari të grupit, i cili raportoi se në mesin e vitit 2023, djali i tij kishte filluar të ndiqte kurse alkimie me një "mjeshtër" misterioz.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë i sulmoi sërish sot aleatët duke thënë se nëse ata duan naftë nga Ngushtica e Hormuzit, le të shkojnë e ta marrin vetë aty, pasi Amerika nuk do t’i ndihmojë, ashtu siç ata refuzuan të japin një dorë për neutralizimin e regjimit në Iran.
Edhe testet e ADN-së, të kryera për të zgjidhur përfundimisht çështjen, nuk dhanë rezultat, pasi për shkak të ngjashmërisë gjenetike të binjakëve identikë.
Komente (0)