Një sekt i pazakontë, brenda të cilit dyshohet se u formua një konspiracion kriminal për të kryer një seri të papërcaktuar krimesh si mashtrim, zhvatje dhe sulm seksual kundër anëtarëve, është identifikuar nga policia e Peruxhias, në Itali.
Tre burra dhe një grua janë arrestuar dhe po hetohen për akuza të ndryshme, ndërsa dy persona të tjerë janë ende në arrati. Hetimi, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Peruxhias, u nis pas informacioneve të dhëna nga babai i një anëtari të grupit, i cili raportoi se në mesin e vitit 2023, djali i tij kishte filluar të ndiqte kurse alkimie me një "mjeshtër" misterioz.
Më pas hetuesit shpjegojnë se i riu ishte zhvendosur në një nga objektet e grupit dhe bënte pagesa mujore për këtë të fundit. Babai i shqetësuar kishte rrëfyer se i biri kishte lënë punën e tij për të ndjekur shoqatën, së pari në provincën e Pesaro Urbinos dhe më pas në Umbria, duke ndërprerë plotësisht çdo kontakt me miqtë dhe familjen.
Kështu, policia identifikoi sektin e dyshuar, që përfshinte individë me emra specifikë si: "Mjeshtër ", "zonjë", " shaman " dhe "shërues". Këta persona dyshohet se morën pjesë në aktivitetet e sektit që ishte i organizuar në nivele të shumëfishta dhe me role të ndryshme për secilin anëtar, si udhërrëfyes, rekrutues dhe oficer ndërlidhës, me përgjegjësi për joshjen e anëtarëve të mundshëm duke përdorur teknika që synonin fitimin e besimit të tyre, apo duke i kërcënuar me pasoja për braktisjen e rrugës.
Të ndaluarit janë sipas policisë italiane edhe përgjegjës për kryerjen e ritualeve brenda sektit si dhe praktika të dyshuara shëruese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)