Paradoksi në Botërorin 2026, Suedia u kualifikua me vetëm 2 pikë dhe pa fituar asnjë ndeshje në grup

Në “play-off” marrin pjesë të gjitha skuadrat e dyta të grupeve kualifikuese, plus 4 skuadrat më të mira nga Nations League që nuk kishin arritur të kualifikoheshin direkt.

01.04.2026. 20:56

Paradoksi në Botërorin 2026, Suedia u kualifikua me vetëm 2 pikë dhe pa fituar asnjë ndeshje në grup

Teksa Shqipëria pësoi një zhgënjim të madh, sepse u mund në Poloni dhe humbi shansin të lunate finalen e e “play-off”, nga rruga ku mund të kalonin kuqezinjtë u regjistrua një episod i paprecedentë. Suedia festoi kualifikimin në Botërorin 2026, ku do të ndeshet me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë në Grupin F.

Paradoksi qëndron te fakti se skuadra e trajnerit Graham Potter siguroi kualifikimin për Kupën e Botës pavarësisht se kishte mbyllur fazën e grupeve në vendin e fundit, me vetëm 2 pikë të grumbulluara dhe pa asnjë fitore. Kjo duket si një befasi, duke parë se kombëtare si Italia kishin grumbulluar 18 pikë në kualifikuese, apo Polonia që u mposht nga Suedia në finale me gol në minutën e 90-të, kishte 17 pikë. Megjithatë, rregullorja e kualifikueseve europiane e lejonte Suedinë të hynte në “play-off” përmes rezultateve në Nations League.

Në “play-off” marrin pjesë të gjitha skuadrat e dyta të grupeve kualifikuese, plus 4 skuadrat më të mira nga Nations League që nuk kishin arritur të kualifikoheshin direkt. Ky rast i Suedisë ka ngjallur debate, duke vënë në diskutim formulën e kualifikimeve, që nuk shpërblen gjithmonë rrugëtimin e plotë të skuadrave gjatë fazës së grupeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)