“Jam mësuar të më kërkojnë dorëheqjen”, Gravina: I kërkova Gattusos të qëndrojë

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina deklaroi se është mësuar me thirrjet për dorëheqje, pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botëror.

Burimi: Tgcom

01.04.2026. 07:22

“Jam mësuar të më kërkojnë dorëheqjen”, Gravina: I kërkova Gattusos të qëndrojë

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka dalë në një konferencë për shtyp pas dështimit të radhës së kombëtares së Italisë e cila nuk ia doli të kualifikohet për të tretën herë radhazi në Botërorin e Futbollit.

Gravina vlerësoi punën e trajnerit Gattuso në krye të stolit dhe shtoi se e ftoi atë që të vijonte punën në drejtimin e “azurrëve”.

‘Gjendja shpirtërore ështe e dukshme sidomos për mënyrën si erdhi kjo disfatë. Dua t’i bëj komplimenta skuadrës, në këto muaj kanë pasur një rritje të pabesueshme, shumë prej tyre nuk kanë mundur të vlerësojnë klimën dhe atmosferën e krijuar, donin t’i dhuronin një gëzim të madh tifozëve dhe vendit. Gattuso? Dua t’i bëj komplimenta, është një trajner i shkëlqyer dhe i kërkova që të qëndronte në drejtimin e Kombëtares është në sintoni të plotë me të gjithë djemtë. Dhe do të doja që edhe Buffon të qëndronte si shef delegacioni’, tha ai.

Më tej, kreu i FIGC iu përgjigj shkurtimisht edhe pyetjes nëse do të jepte dorëheqjen pas këtij zhgënjimi të radhës.

‘Tashmë kërkesa për dorëheqje është një ushtrim me të cilin jam mësuar. Përsa i përket pjesës teknike, shpëton 100%, ndërsa për anën politike do t’i takojë Këshillit Federal që e kam thirrur për një mbledhje javën e ardhshme për të bërë vlerësimet e duhura”, përfundoi Gravina.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)