Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fluturuar me helikopter mbi qytetin e Niscemi, një komunitet prej 27 mijë banorësh, të cilin prej së dielës po "e përpin" dheu, pasi kodra mbi të cilkn është ndërtuar ka rrëshkitur e gjitha pas çarjes që shkëmbi pësoi pas ciklonit Harry.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni fluturoi me urgjencë drejt Siçilisë të mërkurën për të parë me sytë e saj shkatërrimin e shkaktuar javën e kaluar nga cikloni Harry, i cili ka lënë pas dëme që përllogariten deri mbi 2 miliardë euro, në këtë pjesë të Italisë.
Ajo çka mori vëmendjen e veçantë të shefes së qeverisë së Romës ishte situata kritike në qytezën siçiliane Niscemi, e cila është prekur më rëndë nga rëshqitjet e mëdha të dherave, që prekën kodrën mbi të cilën ndodhet qendra historike dhe qindra banesa.
Rrëshqitja e dheut që ndodhi të dielën preku kodrën mbi të cilën ngrihet qyteti duke shkaktuar një çarje 4 km të gjatë, duke bërë që shtëpitë të gjenden tashmë buzë greminës së krijuar nën shkëmb.
Kjo do të thotë se rreth 1,500 njerëz u detyruan të evakuoheshin, dhe Shefi i Departamentit të Mbrojtjes Fabio Ciciliano tha të martën se kodra mbi të cilën shtrihet Niscemi po rrëshqet ngadalë drejt fushës ku ndodhet qyteti i Gelës.
Meloni bëri një fluturim me helikopter mbi zonat e prekura nga stuhitë shkatërrimtare që solli cikloni Harry dhe më pas shkoi në bashkinë e Niscemi-t, ku u takua me zyrtarët lokalë, përfshirë kryetarin e bashkisë Massimiliano Conti.
Niscemi, i cili ka një popullsi prej rreth 27,000 banorësh, ndodhet rreth 28 kilometra larg qytetit të Gelës, i cili ndodhet në bregdet. "E gjithë kodra po bie mbi fushën e Gelës. Rrëshqitja e tokës është ende plotësisht aktive dhe situata është kritike. Ka shtëpi që nuk mund të shpëtohen më dhe do të jetë e nevojshme të përcaktohet një plan për zhvendosjen përfundimtare të njerëzve që jetonin atje”, thanë drejtuesit lokalë të martën.
Cikloni Harry shkaktoi gjithashtu kaos në Kalabri dhe Sardenjë, si dhe në Siçili, dhe qeveria e Melonit shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të tre rajonet javën e kaluar.
Një foto e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, e realizuar gjatë samitit të vitit të kaluar në Alaska, është varur tanimë në hollin e Shtëpisë së Bardhë.
16:19 55 min më parë28.01.2026.
Autori
Rreth 30 oficerë policie me rroba civile mbërritën në selinë e Deutsche Bank në Frankfurt të mërkurën në mëngjes dhe hynë brenda duke bastisur zyrat nën dyshimin për pastrim parash.
15:57 1 h më parë28.01.2026.
AutoriStuhia Kristin solli shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 150 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, përmbytje dhe rrëshqitje toke në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu tre viktima u regjistruan si pasojë e motit të keq në dy shtetet e gadishullit Iberik.
15:18 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një dron rus goditi një tren me civilë në verilindje të Ukrainës, në një sulm që presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si “akt të pastër terrorizmi”.
14:47 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)