“Je bashkëpunëtore për të gjitha krimet...”, nuk ndalet gazetari rus me sulme ndaj Melonit

Solovyov gjithashtu ka kritikuar mbështetjen e Italisë për Ukrainën, duke përdorur terma të rëndë dhe akuza politike.

Burimi: Tgcom

22.04.2026. 21:36

“Je bashkëpunëtore për të gjitha krimet...”, nuk ndalet gazetari rus me sulme ndaj Melonit

Nuk ka të ndalur prezantuesi i famshëm rus, Vladimir Solovyov, i cili ka sulmuar sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni, përmes një mesazhi në rrjetin social Telegram.

Gazetari rus, i njohur për qëndrimet e tij pranë Kremlinit, e ka akuzuar Melonin me deklarata të ashpra, duke e lidhur me figurën e Benito Mussolini dhe duke e konsideruar bashkëpërgjegjëse për krimet e fashizmit.

Ai gjithashtu ka kritikuar mbështetjen e Italisë për Ukrainën, duke përdorur terma të rëndë dhe akuza politike.

Këto deklarata vijnë pasi autoritetet italiane kishin thirrur ambasadorin rus për sqarime pas komenteve të mëparshme të Solovyov në televizion. Reagimi i tij i fundit pritet të rrisë më tej tensionet diplomatike mes dy vendeve.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shprehur mbështetjen e tij për Melonin dhe Italinë. Në një reagim publik, ai theksoi se “propagandistët rusë nuk do të arrijnë të ndryshojnë qëndrimin e Italisë”, duke falënderuar Romën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)