Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës, këtë herë në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Në aksident janë përfshirë automjeti i drejtuar nga 50 vjeçari Z.H. dhe një motorr që ishte në drejtimin e 28 vjeçarit A.T. Për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.
A.T. është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve pasi goditja që ka marrë i ka shkaktuar plagë të rënda.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)