Shqipëria “vishet me ar” në Batumi, Briken Calja kampion i Europës në peshëngritje

Në stilin e shkëputjes, sportisti shqiptar u rendit në vendin e katërt me 153 kg, ndërsa në totalin e dygarëshit arriti në 340 kg, çka i siguroi medaljen e argjendtë, vetëm 1 kg më pak se rivali i tij kryesor.

22.04.2026. 20:38

Shqipëria “vishet me ar” në Batumi, Briken Calja kampion i Europës në peshëngritje

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampion Europe në stilin e shtytjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Calja, i cili garon në kategorinë 79 kg, siguroi medaljen e artë në shtytje me rezultatin 187 kg.

Foto: Facebook/Briken Calja

Edhe pse dështoi në provën e parë me 185 kg, ai reagoi në mënyrë të shkëlqyer në tentativat pasuese, duke siguruar vendin e parë dhe duke konfirmuar formën e tij të lartë.

Në stilin e shkëputjes, sportisti shqiptar u rendit në vendin e katërt me 153 kg, ndërsa në totalin e dygarëshit arriti në 340 kg, çka i siguroi medaljen e argjendtë, vetëm 1 kg më pak se rivali i tij kryesor.

Në të njëjtën kategori garoi edhe Erkand Qerimaj, i cili ngriti 152 kg në shkëputje, por nuk arriti të realizojë asnjë provë të saktë në shtytje, duke mbetur jashtë renditjes në dygarësh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)