Të shtëna me armë zjarri në Laç, qëllohet drejt një makine, identifikohen autorët

Persona të armatosur kanë qëlluar me armë në drejtim të një mjeti në Laç. Policia i ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje të tyre.

22.04.2026. 20:24

Të shtëna me armë zjarri në Laç, qëllohet drejt një makine, identifikohen autorët

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të qytetit të Laçit.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, të shtënat kanë qenë në drejtim të automjetit ku udhëtonte shtetasi M.N. i cili ka shpëtuar pa lëndime nga kjo ngjarje.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar me shpejtësi autorët e të shtënave.

Bëhet me dije se të dyshuarit janë shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj., një prej të cilëve ka nxjerrë dhe armën dhe ka qëlluar në drejtim të makinës.

Deri tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, teksa policia ka shtuar patrullimet në zonë me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)