Aksident i rëndë në Thumanë, një humbje jete, ka dhe të plagosur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor pranë Thumanës. Tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

22.04.2026. 18:57

Aksident i rëndë në Thumanë, një humbje jete, ka dhe të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak më parë në aksin e vjetër rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy makina dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa të dyja më pas kanë dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën Arben Jangozi, drejtuesi i një prej mjeteve dhe kanë mbetur të plagosur dhe 3 persona të tjerë, gjendja e të cilëve nuk dihet.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe iu ka ardhur në ndihmë të plagosurve, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksident.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)