Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 11 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët e kthyen një stan në zonën e Kashnjetit, në fermë për prodhimin e kanabisit janë dënuar me 17 vite e 8 muaj burg në total, nga Gjykata e Lezhës.
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg në total tre persona, mes tyre edhe Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit të PS, Eduard Ndreca, për përfshirje në një skemë të kultivimit të kanabisit në zonën e Kashnjetit.
Armando Ndreca u shpall fajtor për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, duke u dënuar me 4 vite e 4 muaj burg, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për kultivim dhe prodhim e shitje narkotikësh, si dhe vjedhje të energjisë.
Të tre përfituan ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe bashkimit të dënimeve. Ata u arrestuan në prill 2024, pasi kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës, ku policia sekuestroi 2.973 bimë kanabisi.
VENDIMI:
Trupi gjykues për gjykimin e çështjen penale nr.332 të vitit 2024 i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, dhe me anëtar gjyqtare Irma Cacaj dhe Eglantina Biba vendosi që përfundimisht Elvis Shpellzaj të dënohet me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim dhe Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Shpellzaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Elvis Shpellzaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Elvis Shpellzaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e arrestimit në flagrancë të tij dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nidukaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, paragrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armel Nikdukaj për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armel Nikdukaj dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Armel Nikdukaj me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137, pargrafi 2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Armando Ndreca për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283, pargrafi 2 i K.Penal.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale, i pandehuri Armando Ndreca dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Armando Ndreca me 4 (katër) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të fillojë nga data e caktimit të masës së sigurimit arrest në burg dhe pjesa e pa vuajtur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, lënda e narkotike e sekuestruar të asgjësohet.
Shpenzimet procedurale gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore të parapaguara nga shteti u ngarkohen solidarisht të pandehurve.
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 5 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 7 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)