Një ngjarje e rëndë është regjistruar në sistemin penitenciar, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm ka humbur jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Hysni Repaj, 64 vjeç, i lindur dhe banues në Shkodër, është transportuar me urgjencë mëngjesin e sotëm drejt Spitalit Rajonal të Korçës, pasi shfaqi probleme serioze shëndetësore në qeli.
I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai ishte trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor nga mjeku psikiatër.
Pas një kontrolli paraprak nga mjeku i institucionit, u konstatua se ai kishte rrahje të ulëta të zemrës, çka bëri të nevojshëm transportimin e menjëhershëm në spital. Megjithatë, gjatë ekzaminimeve në Spitalin Rajonal Korçë, gjendja e tij u përkeqësua dhe përfundoi në arrest kardiak respirator.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Për rastin janë njoftuar Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)