“Progres i madh në bisedime me Iranin”, Trump: Po negociojmë me një regjim të ri dhe të arsyeshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur sërish për situatën me Iranin, duke alternuar mes deklaratave optimiste për negociatat dhe kërcënime.

Burimi: Sky News

30.03.2026. 13:58

“Progres i madh në bisedime me Iranin”, Trump: Po negociojmë me një regjim të ri dhe të arsyeshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur sërish për situatën me Iranin, duke alternuar mes deklaratave optimiste për negociatat dhe kërcënime.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se SHBA po negocion me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Iran, duke theksuar se bisedimet për përfundimin e konfliktit kanë bërë “progres të madh” dhe se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti. Megjithatë, ai nuk dha detaje se kush përbën këtë “regjim të ri”, ndërsa ekspertët theksojnë se udhëheqja aktuale në Teheran mbetet në pushtet, pas zëvendësimit të Ali Khamenei nga djali i tij, Mojtaba Khamenei.

Pavarësisht toneve optimiste, Trump përsëriti kërcënimet se nëse nuk arrihet një marrëveshje, SHBA do të godasë objektivat strategjike të Iranit. “Nëse për ndonjë arsye nuk arrihet marrëveshja, ne do të shkatërrojmë plotësisht termocentralet, puset e naftës dhe ishullin Kharg”, deklaroi ai, duke shtuar se kjo do të ndodhë nëse Irani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit.

Në deklarata të tjera, Trump ka theksuar se SHBA mund të marrë lehtësisht kontrollin e terminalit kryesor të naftës në Gjirin Persik, ndërsa ka sugjeruar se një ditë vendimtare për Iranin është afër.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme iraniane ka kundërshtuar pretendimet për progres në negociata.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)