Një gol shuan ëndrrën amerikane për Kosovën, Turqia rikthehet në Botëror pas 24 vitesh

Kosova është eliminuar nga “play-off”-i i Kupës së Botës, pasi u mposht minimalisht 0-1 nga Turqia në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.

31.03.2026. 22:47

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me raste të shumta për të dyja skuadrat. “Dardanët” ishin disa herë pranë avantazhit, ku rasti më i pastër erdhi në minutën e 29-të, kur goditja e Fisnik Asllanit u ndal nga traversa. Edhe Muriqi pati një mundësi të mirë, por portieri turk reagoi në kohë. Nga ana tjetër, edhe Turqia rrezikoi disa herë, por mbrojtja e Kosovës dhe portieri Muric arritën të mbajnë portën të paprekur.

Në pjesën e dytë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 53-të, kur Akturkollu shfrytëzoi një rast dhe shënoi për 0-1, një gol që u shoqërua me protesta nga lojtarët e Kosovës. Pas pësimit të golit, skuadra e Franco Fodës shtoi presionin në kërkim të barazimit.

Kosova krijoi disa mundësi të mira, me Muslijën dhe Asllanin që iu afruan golit, ndërsa në minutat e fundit pati edhe pretendime për penallti. Megjithatë, mungoi konkretizimi në momentet kyçe.

Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, duke i dhënë Turqisë fitoren dhe kualifikimin pas 24 vjetësh në Botëror, ndërsa Kosova mbetet jashtë, shumë pranë realizimit të një ëndrre historike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)