Sylvinho nuk ndryshon, gozhdon në stol Mehmetin edhe në ndeshjen pa interes

Është publikuar formacioni i Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, e cila do të luhet në Spanjë.

31.03.2026. 19:33

Sylvinho nuk ndryshon, gozhdon në stol Mehmetin edhe në ndeshjen pa interes

Është publikuar formacioni i Shqipërisë në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, e cila do të luhet në Spanjë.

Sylvinho edhe këtë herë nuk e ka në formacion Anis Mehmetin, edhe pse ka bërë disa ndryshime në formacioni.

Në vend të Bajramit, nga minuta e parë aktivizohet Armando Broja, i cili merr besimin e teknikut për të udhëhequr sulmin.

Ndërkohë, në mbrojtje do të debutojë Pllana, i cili do të rreshtohet bashkë me Gjimshitin, Mitajn dhe Hysën. Mesfusha nuk ndryshon me Asllanin, Shehun dhe Laçin, ndërsa në sulm do të luajë Uzuni, Hoxha dhe Broja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)