“Çdo gjë për të hapur PD-në”, Berisha: Mijëra duan të anëtarësohen, nuk ka kush ua ofron

Një mesazh i qartë për riorganizim dhe zgjerim të strukturave ka ardhur nga drejtuesi i opozitës, i cili kërkon një qasje më aktive për afrimin e anëtarëve të rinj në parti.

30.03.2026. 14:41

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me drejtuesit dhe koordinatorët politikë, ka theksuar se hapja e partisë dhe rritja e anëtarësimeve duhet të jetë një prioritet i menjëhershëm. “Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të hapim PD-në. Çdo kryetar dhe koordinator duhet të ketë etalon anëtarësimet e reja dhe hapjen e partisë,” u shpreh ai.

Berisha pranoi se aktualisht ka probleme serioze në procesin e anëtarësimeve, duke nënvizuar se shumë qytetarë që duan të bëhen pjesë e partisë nuk po arrijnë të regjistrohen. “Janë me qindra, madje mijëra demokratë të paanëtarësuar që kërkojnë të marrin dokumentet e PD. Nuk ka kush ua ofron. Kjo është e pafalshme për ne,” deklaroi ai.

Ai theksoi se performanca e drejtuesve duhet të matet drejtpërdrejt me aftësinë për të zgjeruar bazën e anëtarësimit dhe për të përfshirë sa më shumë qytetarë në jetën politike të partisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)