Zbulohet tuneli nëntokësorë i transportit të drogës nga Maroku në Spanjë

Një operacion i gjatë dhe i sofistikuar antidrogë në Spanjë ka çuar në zbulimin e një infrastrukture të fshehtë nëntokësore, që funksiononte si një rrjet i organizuar për trafikun ndërkombëtar të kanabisit mes Marokut dhe territorit spanjoll në Ceuta.

31.03.2026. 20:32

Pas më shumë se një viti hetimesh intensive, autoritetet spanjolle zbuluan një tunel kompleks, i ndërtuar në formë labirinti dhe i pajisur me teknologji të avancuar transporti, përfshirë shina dhe vagonë për lëvizjen e ngarkesave. Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo strukturë shërbente për furnizimin jo vetëm të tregut spanjoll, por edhe të vendeve të tjera evropiane.

Gjatë operacionit u arrestuan të paktën 27 persona dhe u sekuestruan mbi 17 ton kanabis. Tuneli ishte i ndërtuar në tre nivele, duke përfshirë një bosht hyrës, një hapësirë për depozitimin e drogës dhe një korridor që lidhej drejtpërdrejt me Marokun.

E gjithë struktura ishte e fshehur nën një depo industriale, duke e bërë këtë një nga rastet më të sofistikuara të trafikut të drogës të zbuluara.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)