Një grua ka mbetur e plagosur në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistruar mesditën e së martës.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja rreth 60 vjeçe u përplas nga makina në rrugën e njohur si Transballkanikja, teksa ishte duke kaluar në vijat e bardha.
Drejtuesi i mjetit raportohet se nuk ka dhënë ndihmën e parë, por ka braktisur mjetin për t’u larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ambulanca dhe policia, të cilët kanë transportuar në spital gruan e cila ka marrë dëmtime të konsiderueshme për shkak të përplasjes.
Ndërkohë, që uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe po kërkon për gjetjen e shkaktarit të aksidentit që u largua nga vendngjarja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)