Hakerimi i sistemit të drejtësisë, reagon AKSK: Nuk u prek sistemi jetik shqiptar

Paraditen e kësaj të marte u raportua se hakerat iranianë kishin sulmuar edhe faqen e Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Këtë mbrëmje ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

31.03.2026. 21:49

Përmes një reagimi zyrtar ky institucion i sigurisë kibernetike hedh poshtë pretendimet e hakerave "Homeland Justice", duke thënë se informacioni që qarkullon nuk është i klasifikuar nga ASKS.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara së fundmi mbi një komprometim të institucionit tonë, janë të pavërteta.

Materiali i qarkulluar përbën një komunikim zyrtar të AKSK drejtuar infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në kuadër të bashkëpunimit institucional, dhe nuk është komunikim i brendshëm.

AKSK vijon të operojë normalisht dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kibernetike, si dhe në informimin e saktë dhe transparent të publikut.

Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK“, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)