"Janë normale", Rama pranon debatet në grupin parlamentar të PS-së

Prej ditësh tashmë në media raportohen përplasjet brenda Partisë Socialiste, ku së fundmi vetë Elisa Spiropali ka folur publikisht për këto tensione.

31.03.2026. 17:34

"Janë normale", Rama pranon debatet në grupin parlamentar të PS-së

Prej ditësh tashmë në media raportohen përplasjet brenda Partisë Socialiste, ku së fundmi vetë Elisa Spiropali ka folur publikisht për këto tensione.

Kryeministri Edi Rama në takimin me strukturat në njësinë nr. 7 në Tiranë i pranoi këto debate duke i konsideruar normale, por sipas tij shqetësuese për njerëzit janë çështjet reale.

"Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua, që besoj se nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e zhvillojmë çdo fund muaji për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas. I kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj. Më pas flasim për reformën administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari prezanton analizën e bërë gjatë këtyre muajve mbi të dhënat demografike, financiare dhe skenarët. Në vijim zhvillojmë një tjetër sesion për temat e komunikimit dhe për fushatën brenda dhe rreth partisë. Fillojmë në orën 11:00 dhe dalim në orën 18:00, ndërsa mediat kombëtare raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës dhe çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi rritet si rezultat i një lufte që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, u shpreh Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)