PS paralajmëron reformë kushtetuese? Gjiknuri: Për ndryshimin e numrit të deputetëve

Propozimi i radhës nga socialistët është ai i reformës kushtetuese dhe sistemin zgjedhor. Në mbledhjen e kësaj të marte të Komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialist, propozoi ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën kushtetuese.

31.03.2026. 17:24

"Nëse do të ketë dëshirë nga ana juaj, ne kemi hedhur një dëshirë, për ndryshim të numrit të deputetëve, që tani po e them që këto çështje ti përmbledhim në një komision tjetër të Reformës Kushtetuese bashkë me sistemin.

Nëse do shikohet paketa Kushtetuese, të shikohet e plotë. Nëse dëshironi hajde të gjejmë konsensus për çështje që iu interesojnë ju dhe çështje që na interesojnë ne. Sa i përket referendumit nuk është objekt i këtij komisioni, por do e diskutojmë dhe me ju. Por sistemi zgjedhor do kalojë me ndryshimet e tjera kushtetuese, dhe unë për këtë e jap konsensusin", tha ai.

Po ndërkohë demokratët kanë përsëritur kërkesën për rikthimin e koaliconeve parazgjedhore si modeli i mëparshëm. Bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi e ka quajtur "toksik" sistemin aktual zgjedhor.

"Ky sistem është sistem toksik për partitë politike. Pluralizmin. Demokracinë. Ky sistem s’ka lidhje me atë qe i duhet shqiptarëve, vret funksionimin e partive në parlament dhe qeveri. Ky sistem duhet të iki patjetër. Ja ku jemi, hajde ta diskutojme. S’mund të fshihemi, ky sistem nuk riparohet më, është hibrid. Për çdo ndryshim me rregullat zgjedhore, duhet konsensus. E papranueshme nxitimi për referendumin. Diskutimi për referendum duhet bërë këtu në komision, jo me draftin që keni nxjerrë", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)