SHBA shkatërron depon gjigante në Iran, Trump poston videon

Forcat amerikane kanë goditur mbi 11,000 objektiva gjatë muajit të konfliktit me Iranin, duke u fokusuar kryesisht në site që synojnë të reduktojnë kapacitetet ofensive të vendit.

Burimi: Ansa

31.03.2026. 09:59

SHBA shkatërron depon gjigante në Iran, Trump poston videon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar një depo të madhe municionesh në qytetin iranian të Isfahan, duke përdorur një numër të madh raketash.

Sipas raportimit të “Wall Street Journal”, cituar nga një zyrtar amerikan, sulmi u dokumentua edhe nga një video e publikuar nga presidenti Donald Trump në platformën Truth, ku duken shpërthime që ndriçojnë qiellin gjatë natës.

Forcat amerikane kanë goditur mbi 11,000 objektiva gjatë muajit të konfliktit me Iranin, duke u fokusuar kryesisht në site që synojnë të reduktojnë kapacitetet ofensive të vendit.

Nga ana tjetër, agjencia iraniane Fars raporton se disa “site ushtarake” në qendër të Iranit janë goditur.

Akbar Salehi, zyrtar i sigurisë pranë zyrës së guvernatorit të provincës Isfahan, deklaroi se disa struktura ushtarake në Isfahan janë marrë si objektiv. Ai shtoi se ende nuk është e qartë shkalla e dëmeve dhe numri i mundshëm i viktimave.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet iraniane po vazhdojnë verifikimet për të përcaktuar pasojat e sulmit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)