Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten kryetarët e bashkive në Tiranë, duke shënuar nisjen e turit kombëtar të Partisë Socialiste “Punët për Shqipërinë”.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 dhe hap një cikël 9-javor që do të vizitojë qytete dhe bashki të ndryshme të vendit.
Gjatë këtij turi, çdo javë do të përqendrohet tek një temë e veçantë diskutimi, duke përfshirë çështje si Bashkimi Europian, zhvillimi ekonomik, punësimi, turizmi, kultura, diaspora, arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore.
Qëllimi është të diskutohen prioritetet e qeverisë dhe të harmonizohen politikat në nivel lokal dhe kombëtar.
Ky tur vjen pas një serie takimesh të Rama me strukturat e Partisë Socialiste dhe Grupin Parlamentar, duke krijuar një platformë për të diskutuar sfidat e vendit dhe projektet që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)