Gruaja fiton 130 mijë euro dëmshpërblim nga puna, shumicën ia merr klani mafioz

Gjykatësi civil i dha asaj 6 vite paga të prapambetura, pra 130,000 euro kompensim në total por ajo u detyruar që t’i pagonte klanit mafioz Zagaria para mbrojtjeje për rimbursimin, duke mbetur afërsisht me 37,000 euro në xhep.

Burimi: TGCOM

31.03.2026. 11:52

Gruaja fiton 130 mijë euro dëmshpërblim nga puna, shumicën ia merr klani mafioz

Rrënjët e mafias në shoqërinë italiane vijojnë të mbeten të groposura thellë, aq sa në një episod të regjistruar në Napoli, anëtarët e Kamorra-s i kanë marrë 80 mijë euro që një grua e punësuar si kasape në një supermarket, mori si dëmshpërblim nga gjykata.

Gjykatësi civil i dha asaj 6 vite paga të prapambetura, pra 130,000 euro kompensim në total por ajo u detyruar që t’i pagonte klanit mafioz Zagaria para mbrojtjeje për rimbursimin, duke mbetur afërsisht me 37,000 euro në xhep.

Hetimi nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia pas kësaj ngjarje çoi në arrestimin e 23 personave, 19 në burg dhe katër nën arrest shtëpiak, përfshirë vëllezërit e Michele Zagarias, Carmine dhe Antonio, dhe nipin e tij Filippo Capaldo, si pjesë e një hetimi ndaj klanit Casalesi.

Kjo aktakuzë synon konkretisht Carmine Zagaria-n, i cili, së bashku me të dyshuarin Alfonso Ottimo, pronarin de facto të biznesit, ‘Jolly Market’ në San Marcellino, dyshohet se e detyruan punonjësen të pranonte 50,000 euro në vend të 130,000 eurove që i ishin dhënë nga Gjykata e Napolit të Veriut, ndërsa 80,000 eurot e mbetura shkuan te Zagaria.

Sipas hetimit, gruaja i ishte drejtuar gjykatës së punës për të siguruar kompensim të drejtë, pasi kishte marrë një pagë mujore nën minimumin kontraktual midis viteve 2013 dhe 2019.

Zagaria më pas dërgoi dy nga njerëzit e tij, Carmine Iavarone dhe Carlo Pellegrino, te avokati i punonjëses, Biagio Saglioço, i cili dyshohet se e bindi gruan të pranonte vetëm 50,000 euro, nga të cilat 12,500 euro shkuan te ai si tarifë. Avokati u arrestua gjithashtu dhe u vu në arrest shtëpiak.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)