Për nder të presidentit, aeroporti amerikan merr emrin “Donald Trump”

Burime lokale bëjnë me dije se ky proces mund të ketë një kosto deri në 5.24 milionë dollarë.

Burimi: Tgcom

31.03.2026. 09:03

Për nder të presidentit, aeroporti amerikan merr emrin “Donald Trump”

Aeroporti ndërkombëtar i “Palm Beach” në shtetin e Floridas do të mbajë së shpejti emrin e Donald J. Trump, pas një vendimi të marrë nga autoritetet shtetërore.

Ligji për riemërtimin është firmosur nga guvernatori Ron DeSantis, pasi ishte miratuar më herët nga senati i shtetit. Ky akt i ri i jep shtetit kompetencën për të vendosur emërtimet e aeroporteve kryesore tregtare.

Aeroporti ndodhet rreth 6 kilometra larg rezidencës së Trump në Mar-a-Lago, një nga pronat më të njohura të presidentit amerikan.

Sipas planit, ndryshimi i emrit do të hyjë në fuqi më 1 korrik, por paraprakisht duhet të marrë miratimin e Administratës së Aviacionit. Burime lokale bëjnë me dije se ky proces mund të ketë një kosto deri në 5.24 milionë dollarë.

Ndërkohë, organizata e biznesit e familjes Trump ka paraqitur kërkesë për regjistrimin e markës, me qëllim përdorimin e emrit të presidentit në aeroporte.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)