Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim të organizuar për Reformën e re Territoriale, kritikuar ashpër reformën e mëparshme të qeverisë Rama, duke e cilësuar si një goditje të rëndë për interesat e qytetarëve shqiptarë.
Sipas Berishës, reforma ka shkatërruar strukturën e qeverisjes vendore dhe ka vendosur modele të papërshtatshme për Shqipërinë. Ai theksoi se vendimet e marrë për fshirjen dhe bashkimin e komunave kishte vetëm dy motivë që kishin të bënin me vjedhjen dhe kontrollin e votës.
“U shuan disa komuna me një të rënë të lapsit. Regjistrimi i fundit i INSTAT-it është i manipuluar dhe shifrat janë të falsifikuara. Mos u besoni mashtrimeve”, tha Berisha, duke paralajmëruar se pasojat e kësaj reforme ndihen edhe sot.
Berisha e përshkroi procesin si një “krim kombëtar” ndaj vendit dhe kërkoi rikthimin e kontrollit të qytetarëve mbi vendimmarrjen vendore, si dhe një rishikim të reformës që, sipas tij, ka cenuar zhvillimin e komuniteteve në të gjithë Shqipërinë.
“Shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që u dha interesave të qytetarit shqiptar, për zhvillimin e vendit. Në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar në Shqipëri, vendin që rreth 75-80% të territorit të saj e ka malor dhe kodrinor, u vendos një gjë që nuk ekziston, as në vendet më të sheshta të botës.
Pra ky vend me territorin më malor, u vendos në një model të fshirjes së territorit. Dhe sot, kryeinjoranti, një armik që bëri këtë reformë, zbaton paketën e maleve në Maminas. Se atje ku janë malet banorë nuk ka më”, tha mes të tjerash Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)