Ndizet Prishtina, 90 minuta nga historia, Kosova përballë Turqisë në natën që mund të çojë “Dardanët” në Botëror
Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës, përfaqësuesja “Dardane” përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës, përfaqësuesja “Dardane” përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin ekipin vendas në kërkim të historisë. Për Kosovën, kjo përballje përfaqëson një mundësi unike për të siguruar pjesëmarrjen e parë në një turne madhor si Kupa e Botës.
Skuadra e drejtuar nga Franco Foda vjen në këtë finale me moral të lartë, pas fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, duke dëshmuar karakter dhe forcë në momentet vendimtare. Forma e mirë në shtëpi, ku Kosova ka regjistruar rezultate pozitive në muajt e fundit, rrit më tej optimizmin për një tjetër sukses.
Në prag të një sfide që mund të hyjë në histori për futbollin e Kosovës ndaj Turqisë, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është ndezur jo vetëm nga rëndësia e ndeshjes, por edhe nga një festë e veçantë.
Çalhanoglu theksoi se përballja në Prishtinë pritet të jetë shumë e vështirë. Ai e pranoi se Kosova mund të bëjë surprizën, duke e krahasuar me norvegjezët e Bodo Glimt, të cilët eleminuan Interin e tij nga Champions League.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku italian i Kombëtares së Turqisë theksoi se “Dardanët” kanë arritur deri në këtë fazë me meritë të plotë, duke nënvizuar organizimin dhe qartësinë taktike të ekipit.
Megjithatë, përballë do të jetë një kundërshtar i fortë si Turqia, me një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë që aktivizohen në ligat më të forta europiane.
Para ndeshjes, ka pasur reagime dhe mesazhe të shumta mbështetjeje nga figura të rëndësishme. Presidentja e Kosovës ka theksuar rrugëtimin e vështirë të vendit dhe rëndësinë simbolike të kësaj përballjeje, ndërsa edhe drejtuesit e futbollit kanë nënvizuar se kjo është një arritje e merituar.
Nga ana tjetër, analiza të mediave ndërkombëtare sugjerojnë se Kosova ka potencialin për të surprizuar, duke vlerësuar energjinë dhe guximin e skuadrës. Edhe ish-futbollistë dhe trajnerë kanë theksuar se forca e “Dardanëve” qëndron te uniteti dhe mbështetja e tifozëve.
Në kryeqytet ndërkohë ndihet një atmosferë festive, me tifozë nga Kosova dhe Shqipëria që janë mbledhur për të përkrahur ekipin. Madje, edhe tifozët turq janë pritur me mikpritje, duke dëshmuar frymën sportive dhe respektin mes dy vendeve.
Sonte, gjithçka vendoset në 90 minuta, apo edhe më shumë. Një fitore do të thoshte hyrje në histori dhe realizim i një ëndrre të madhe për Kosovën, ndërsa humbja do të linte gjithçka për një tjetër herë. Për “Dardanët”, kjo është më shumë se një ndeshje, është momenti për të bërë histori.
Një hap larg historisë, Kosova përballet nesër me Turqinë në një ndeshje që mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e futbollit të saj dhe të shkruajë kapitullin më të madh që nga krijimi i përfaqësueses.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Berat, ku një 39-vjeçar është lënë në burg pas akuzave për abuzim seksual ndaj një të miture në familje.
Pas një procesi konkurrues me disa kandidatë, Policia e Shtetit ka tashmë një drejtues të ri. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka konfirmuar emërimin e Skënder Hitës në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.
Një hap larg historisë, Kosova përballet nesër me Turqinë në një ndeshje që mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e futbollit të saj dhe të shkruajë kapitullin më të madh që nga krijimi i përfaqësueses.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po hyn në një fazë vendimtare, ku qeveria thekson progresin e bërë dhe sfidat që mbeten përpara, ndërsa fokusi tashmë është zhvendosur te mbyllja e kapitujve të negociatave.
Tensionet mes Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përshkallëzuar sërish, pas vendimit të Moskës për të dëbuar një diplomat britanik, të cilin e akuzon për aktivitete spiunazhi ekonomik.
Më pak se dy orë nga nisja e ndeshjes ndaj Turqisë, është mësuar formacioni me të cilin Kosova do të zbresë në fushën e stadiumit Fadil Vokrri në Prishtinë.
Tifozë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës, për të parë nga afër ndeshjen e play off-it mes Kosovës dhe Turqisë. Dardanët janë kështu një hap afër kualifikimit për në Botëror.
Në prag të një sfide që mund të hyjë në histori për futbollin e Kosovës ndaj Turqisë, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është ndezur jo vetëm nga rëndësia e ndeshjes, por edhe nga një festë e veçantë.
Tifozët e Kosovës kanë hedhur fishekzjarrë gjatë natës në hotelin ku qëndron kombëtarja e Turqisë, në një atmosferë të zjarrtë përpara përballjes që vlen botërorin.
Autoritetet theksojnë se masat synojnë të sigurojnë një organizim më të rregullt të aktiviteteve publike dhe sportive, pa ndërprerë aktivitetet arsimore përtej ditëve të caktuara.
Sot në mbrëmje do të luhet finalja e play off mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Botërorin e futbollit që do të luhet këtë verë në SHBA, Kanada e Meksikë.
Një ushtar i EUFOR-it me uniformën veshur dhe telefonin në dorë u pa brenda rrethimit të fushës stërvitore, ku Edin Dzeko me shokë po merrnin instruksionet e fundit para sfidës me ekipin e Gattuso-s.
Komente (0)