Ylber Ramadani ndan lajmin e bukur, bëhet baba për herë të tretë

Ylber Ramadani ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e gëzueshëm se është bërë baba për herë të tretë.

31.03.2026. 08:04

Ylber Ramadani ndan lajmin e bukur, bëhet baba për herë të tretë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka ndarë një lajm të bukur nga jeta e tij personale në rrjetet socialiste duke marrë të gjithë urimet e ndjekësve dhe dashamirësve.

Pavarësisht zhgënjimit në aspektin sportiv, Ramadani ka përjetuar një nga momentet më të lumtura në jetën e tij. Futbollisti kuqezi është bërë baba për herë të tretë, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Amar.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë mesfushori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionet dhe lumturinë për ardhjen në jetë të djalit të tij.

“Mirë se erdhe në jetë djali im Amar, të priftë më e mira e botës”, ka shkruar Ramadani, duke ndarë me ndjekësit një moment tepër të veçantë familjar.

Ramadani u largua nga grumbullimi me Kombëtaren pas ndeshjes me Poloninë pasi gruaja e tij ishte duke lindur dhe natyrisht që nuk do të jetë pjesë e miqësores së sotme me Ukrainën që luhet në Spanjë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)