Vetëm pak orë nga nisja e përballjes me Kosovës dhe Turqisë, Federata e Futbollit ka një mesazh drejtuar posaçërisht për tifozët e “Dardanëve” në këtë mbrëmje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, FFK iu kujton tifozëve se sonte nuk është momenti për të qëndruar ulur në stolat e stadiumit, por për të bërë historinë.
“Ka momente në histori që nuk përsëriten. Momente që nuk vijnë dy herë, që nuk të japin luksin e hezitimit. Sonte është një i tillë.Sot nuk është ditë për të qëndruar ulur në tribunat e stadiumit. Nuk është mbrëmje për ta parë ndeshjen si spektatorë të qetë.
Sot është momenti kur secili prej nesh duhet të jetë në këmbë, me zërin në maksimum, me zemrën që rreh për një emër të vetëm: Kosovë.Jemi vetëm një hap larg Botërorit”, shkruhet në njoftim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)